A mund të kontribuojnë të rinjtë për zhvillim të sipërmarrësisë sociale dhe në ç’mënyrë mund ta bëjnë këtë?
Pjesëmarrja e të rinjve në çdo shoqëri është thelbësore për sa i përket arsimimit, punësimit, shëndetësisë, integrimit social, të drejtave të njeriut, ngritjen e zërit për çështje qytetare dhe ndryshimeve shoqërore në të ardhmen.
Një rini e frymëzuar dhe e motivuar për zhvillim dhe solidaritet në shoqëri ishte baza e 4 punëtorive që u organizuan gjatë periudhës dhjetor 2021 – prill 2022 në koordinim mes Qendrës për Integrim dhe Forcim Social – SIEC (www.siec.mk), projektit Mbështetje për ndërmarrjet sociale dhe Qendrës Nacionale për Mbështetje të Sipërmarrësisë Sociale.
Punëtoria e parë ishte pjesë e projektit lokal për promovim të sipërmarrësisë sociale me mbështetje nga Komuna Aerodrom në vitin 2021, projekt i cili mori përsipër informimin e të rinjve, kompanive, komunave, dhe shoqërinë civile mbi përfitimet e sipërmarrësisë sociale dhe mbi mënyrën se si mund të kontribuojmë për forcimin socio-ekononmik të shoqërisë.
Punëtoria me të rinj në vitin 2021 shërbeu për të promovuar aktivitetet e Projektit, përfshirë këtu edhe prezantimin e parimeve të Fondacionit Barka nga Polonia dhe mënyrën se si ata mbështesin kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, duke zhvilluar biznese sociale nëpër Evropë, Afrikë dhe Kanada.
Punëtoritë e radhës në vitin 2022 si vlerë e shtuar e projektit lokal SIEC rezultojnë nga entuziazmi që gërshetohet me koordinim të ekipeve të SEIC dhe Eptisa-s, të rinjve nga shkolla e mesme ASUC ,,Boro Petrushevski’’ dhe arsimtari i tyre, që besojnë që aktivitetet e komuniteteve të vogla mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha në shoqëri.
Kjo punëtori, në mars 2022, mirëpriti ndërmarrjen sociale KOPÇE, pranë Kryqit të Kuq, më qëllim që të frymëzojë të rinjtë të dhurojnë veshmbathje për persona që kanë nevojë dhe të mësojnë më shumë mbi konsumerizmin etik. Nxënësit u motivuan të dhurojnë dhe të blejnë veshmbathje nga kjo ndërmarrje sociale dhe kështu në mënyrë indirekte të mbështesin personat që kanë nevojë për mbështetje gjatë punësimit dhe duke blerë veshmbathje me çmime të volitshme.
Gjatë këtyre punëtorive, nxënësve të rinj iu ofruan disa ide relevante mbi mënyrat se si mund të japin kontribut në shoqëri për sa i përket mbështetjes së familjeve rome, të moshuarve, fëmijëve me aftësi të kufizuara, madje edhe refugjatëve nga Ukraina, që do të zhvillohen në aktivitete konkrete në të ardhmen. Iniciativa e të rinjve kontribuon për projektin EPTISA/ Barka në drejtim të promovimit të sipërmarrësisë sociale tek të rinjtë pjesëmarrja e të cilëve është ndër elementet thelbësore relevante për ndërtim të sipërmarrësisë sociale dhe eko-sistemit të fuqishëm në vend. Për këtë qëllim, ekipi i projektit bashkëpunon me disa shkolla, universitete, profesorë, qendra rinore dhe shoqërinë civile për mbështetje të aktivizmit rinor në sipërmarrësinë sociale dhe do vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen.
Gjatë këtyre punëtorive, nxënësve të rinj iu ofruan disa ide relevante mbi mënyrat se si mund të japin kontribut në shoqëri për sa i përket mbështetjes së familjeve rome, të moshuarve, fëmijëve me aftësi të kufizuara, madje edhe refugjatëve nga Ukraina, që do të zhvillohen në aktivitete konkrete në të ardhmen.
Iniciativa e të rinjve kontribuon për projektin EPTISA/ Barka në drejtim të promovimit të sipërmarrësisë sociale tek të rinjtë pjesëmarrja e të cilëve është ndër elementet thelbësore relevante për ndërtim të sipërmarrësisë sociale dhe eko-sistemit të fuqishëm në vend. Për këtë qëllim, ekipi i projektit bashkëpunon me disa shkolla, universitete, profesorë, qendra rinore dhe shoqërinë civile për mbështetje të aktivizmit rinor në sipërmarrësinë sociale dhe do vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen.