Në sheshin para Pallatit të Oficerëve në Manastir, në datë 30 shtator 2022, u mbajt Panairi i Dytë Rajonal i Ndërmarrjeve Sociale në Rajonin e Pellagonisë.
Panairin e hapi Kryetari i Komunës së Resnjes, Z. Jovan Tozievski. ,,Ky projekt ka një rëndësi të madhe. Çdo vlerë që krijohet, për çdo person që do mësojë diçka të re, është më se e nevojshme në këtë kohë të pakohë, ku gjithmonë e më shumë, nga dita në ditë po humbasin kuadrot e çdo lloji. Prandaj, ne si komuna duhet të gjejmë vendin dhe t’iu japim vlerë projekteve të këtilla’’ theksoi Tozievski.
Në kuadër të këtij panairi u mbajt edhe punëtoria për administratën e komunës në rajonin e Pellagonisë për përdorim të Ligjit për prokurime publike dhe mundësitë për marrëveshjet e rezervuara për të mbështetur ndërmarrjet sociale.