Edhe këtë vit, në 24 shtator organizuam Panairin Nacional të Ndërmarrjeve Sociale në vend. Ky panair u mbajt në bashkëpunim me programin Civika Mobilitas, si pjesë e Panairit të Ndërmarrjeve Sociale dhe Organizatave Civile.
Rreth tridhjetë ndërmarrje sociale dhe mbi 70 organizata civile prezantuan produktet, shërbimet dhe angazhimin e tyre për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse.
Panairin e hapën solemnisht Aleksandar Krzhallovski, Drejtor i MCMS, Sh.S. Veronik Ulman, Ambasadore e Konfederatës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Dejvid Gir, Ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, Zëvendës-kryetar i Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve dhe Barbara Sadovska, Udhëheqëse e Ekipit të Projektit ,,Mbështetje për ndërmarrjet sociale “.
„Në këtë festival festohet shoqëria qytetare dhe kontributi i saj për shoqërinë dhe qytetarët “, tha Ambasadorja e Zvicrës, Sh.S. Veronik Ulman në hapjen zyrtare në Ditën e Organizatave Qytetare dhe Ndërmarrjeve Sociale që u mbajt në 24 shtator 2022 para Domit të Armatës, prapa shtëpisë memoriale ,,Nënë Tereza’’ në Shkup. „Shoqëria e fuqishme, e shumëllojshme dhe dinamike qytetare përbën një dimension të rëndësishëm të demokracisë funksionale “, shtoi ajo. Për Ambasadoren Hulman, sfidat vazhdojnë të jenë prezente dhe vlerat themelore janë akoma nën presion. ,,Polarizimi mes qytetarëve, rreziku nga korrupsioni, përdorimi joefikas i resurseve, diskriminimi, kriza energjetike dhe ndryshimet klimatike. Në kohë kaq turbulente roli i shoqërisë civile bëhet akoma më i rëndësishëm jo vetëm për sigurim të shërbimeve për njerëzit por edhe për të ndihmuar politikbërësit që të gjejnë zgjidhje për problemet aktuale dhe ato që do vijnë “, tha ajo.
„Sipërmarrësia sociale është në fazën fillestare. Bazat janë vendosur, strategjia është aprovuar, është përgatitur propozim-ligji. Pra, tani është koha të shkojmë përpara. Bashikimi Evropian tashmë ndihmon, por jemi gati të bëjmë akoma më shumë. Kemi ndihmuar gjatë miratimit të Strategjisë Nacionale dhe propozim-ligjit, në themelimin e qendrave për mbështetje, përfshirë këtu edhe qendrën këtu në Shkukp. Jemi gati të sigurojmë fonde dhe konsulta për të vazhduar mbështetjen e ndërmarrjeve sociale.“ Sh.T. Dejvid Gir, Ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
„Mos harrojmë solidaritetin, të paktën gjatë kohës së krizës. Të gjitha kompanitë mund të shohin si shembuj gjitha këto kompani sociale. Gjenerimi i fitimit më të madh duke shfrytëzuar qytetarët dhe bashkëqytetarët tanë jo vetëm që nuk tregon solidaritet, por edhe pasqyrohet në fytyrat e gjeneratave të reja. Kjo Qeveri ka njohur potencialin dhe nevojën për sipërmarrësinë sociale, dhe politikat tona orientohen drejt integrimit të saj në ekonomi.“ Z. Fatmir Bytyqi, Zëvendës-kryetar i Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike dhe Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve.
„Shoh shumë përparim, shoh interes të madh tek organizatat civile, por edhe mendje të hapur nga ana e institucioneve dhe kompanive private… Sipërmarrësia sociale është rishqyrtim i sistemit ekonomik, dhe bashkë me Qendrën kemi krijuar një ekosistem për zhvilim të sipërmarrësisë sociale “ Barbara Sadovska, udhëheqëse e ekipit të projektit ,,Mbështetje për Ndërmarrjet Sociale “.
Në kuadër të Panairit të Ndërmarrjeve Sociale dhe Organizatave Qytetare organizuam trajnimin për prokurime publike me kryetarë komunash nga Maqedonia e Veriut dhe kryetarë komunash nga vendet anëtare të BE-së. Ligji për prokurime publike hap mundësi për mbështetje të ndërmarrjeve sociale në nivel lokal.
Poashtu, si pjesë e Programit të Panairit, por edhe si pjesë e përpjekjeve për mbështetje dhe zhvillim të ndërmarrjeve sociale, në Qendrën për Ndërmarrje Sociale u mbajt Sesioni i ashtuquajtur Pitching session – ku ndërmarrjet sociale Brand Solutions, Shoqata për Ndihmë të Personave me Hendikep dhe të Varfërve, Kafe Bar O2, IN VIVO, Hotel Daljan, Shoqata e Artistëve të Pavarur – Ardhmëria e traditës, dhe Challenger prezantuan biznes-idetë e tyre para 13 kompanive, investitorë të mundshëm.