Panairi Rajonal i Ndërmarrjeve Sociale në Rajonin Jugperëndimor, organizuar në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Mbështetje të Ndërmarrjeve Sociale – Fondacioni për Mbështetje të Ndërmarrjeve ESA Ohër u mbajt në 25 shtator 2022 para hotelit Nova Riviera në Ohër.
Njëmbëdhjetë ndërmarrje sociale nga rajoni Jugperëndimor ekspozuan dhe prezantuan produktet organike, punimet e bëra me dorë dhe shërbimet që ofrojnë.
Zëvendës-kryetari i Komunës së Ohrit, Perço Bozhinovski bëri hapjen zyrtare të Panairit Rajonal.
„Ndërmarrjet sociale nga një model inovativ ekonomik janë zhvilluar në model standard dhe shfaqen gjithmonë e më shpesh. Ato mundësojnë përfshirje të çdo personi që ka mbetur pa ekzistencë të sigurt…Vetë puna në këto kompani duhet të shërbejë si shembull dhe të inkurajojë edhe palët e tjera ekonomike që të bëhen pjesë dhe të kontribuojnë në këtë proces.“ deklaroi Bozhinovski.
Në kuadër të Panairit Rajonal u mbajt punëtoria për përdorim të Ligjit për prokurime publike dhe mundësive për marrëveshje të rezervuara për të mbështetur ndërmarrjet sociale. Në këtë punëtori, mysafirët tanë nga vendet anëtare të BE-së që vizitonin Maqedoninë e Veriut përmes Grupit të Vishegradit ndanë përvojat e tyre nga Polonia.