Tashmë 25 vite me radhë Shoqata e Personave me Paralizë Cerebrale dhe Pengesa të Tjera në Veles punon për jetë më të mirë të fëmijëve dhe të rinjve me pengesa në zhvillim. Përveç aktiviteteve të zakonshme siç janë sigurimi i aksesit dhe përfshirja në arsimimin e rregullt, kjo shoqatë ka vendosur të sigurojë edhe shërbime të tjera inovative sociale për t’iu ndihmuar këtyre personave dhe familjeve të tyre.
Kështu pra, gjithçka ka filluar me një mbledhje të thjeshtë të livandës, ku kanë fituar idenë që nëse ka një fushë ku do të kultivohej livanda, mjetet do të mund të përdoreshin për nevojat e personave me aftësi të kufizuara. Fondi Global Ekologjik i Kombeve të Bashkuara që siguron grante të vogla ka mbështetur këtë projekt dhe kështu ka filluar kjo histori që sot rezulton e suksesshme. Tani kjo shoqatë ka fusha me livandë, borsilok, trumëz dhe mente ku përmes tharjes dhe destilimit të bimëve bëhen produkte si strajca, tinktura, çarja, kremëra, sapunë, vajra eterikë etj. Me shitjen e tyre shoqata siguron mjete për misionin e saj, ekonomi e vërtetë sociale!
„Personat me aftësi të kufizuara jetojnë nëpër shtëpi të vogla grupore, tani kemi 3 por pas qershorit do të bëhen 4. Personat që jetojnë atje kanë nevojë për kujdes 24-orësh, që ka kosto të lartë, prandaj koncepti që kemi menduar na ndihmon mjaft. I gjithë fitimi nga fushat me bimë përdoret për shërbime sociale.“ thotë Daliborka Zllateva, kryetare e shoqatës.