Hotel Daljani është ndërtesë turistike në bregun e Liqenit të Ohrit që bën pjesë në Lidhjen Nacionale të të Shurdhërve dhe Gjysmë të Shurdhërve. Bëhet fjalë për një pushimore për përsona me çdo lloj kufizimi, që poashtu edhe punëson persona me aftësi të kufizuara. Duke e pasur parasysh faktin që gjysma e numrit të të punësuarve janë të shurdhër apo gjysmë të shurdhër, gjithë personeli përdor gjuhën e shenjave. Ky shembull për inovacion social është një shembull interesant jo vetëm për konceptin origjinal që ka, por edhe për mënyrat inovative të komunikimit brenda hotelit ku përveç gjuhës së shenjave, edhe sinjalet me drita janë mjaft të rëndësishme për funksionim efikas.
Duhet shumë më shumë se vendosje e një rampe për karroca për tu krijuar ambient i përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuara
„Hotel Daljani vepron në këtë mënyrë tashmë 15 vite me radhë. Qëllimi ynë ishte që nga njëra anë të punësohen personat me aftësi të kufizuara, kurse nga ana tjetër të sigurohet ambient i këndshëm pushimi ku personat me aftësi të kufizuara nuk do ndjeheshin të kufizuar, por do të ndjeheshin si çdo njeri tjetër kur shkon për pushime. Jemi shumë krenarë për arritjet tona, na duhet shumë punë, dedikim, energji dhe shumë dashuri për të kutpuar vërtetë gjuhën e heshtjes. Sepse, nëse nuk e kupton atë botë nuk mund të punosh me persona që ballafaqohen me këtë lloj kufizimi, e as të krijosh ambient të vërtetë për pushime. Duhet shumë më shumë se vendosje e një rampe për karroca për tu krijuar ambient i përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuara. Ne mundohemi që personat me çdo lloj pengese të ndihen rehat në pushimoren tonë. Prandaj jemi të lumtur që Hotel Daljani është vërtetë shumë aktiv, që nga njerëzit që vijnë në pushime me familjet e tyre, deri tek organizimet e aktiviteteve të peshkimit, manifestimeve…“ – Sllavica Stefanoska, menaxhere e Hotelit Daljan dhe Sekretareshë e Lidhjes së Personave të Shurdhër dhe Gjysmë të Shurdhër.
Në Hotel Daljan mund të vijë kushdo, jo vetëm personat me aftësi të kufizuara – këtu mirësia dhe mirëpritja shoqërohen me shumë gjelbërim dhe me bukuritë e Liqenit të Ohrit.