„Kopçe“ është ndërmarrje sociale ku mund të dhurojë kushdo, ku mund të blihen gjëra unikate të përdorura dhe me çmime të volitshme apo edhe ku mund të merren këto rroba pa pagesë. „Kopçe “ është themeluar dhe funksionon në kuadër të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit si rezultat i punës shumëvjeçare në fushën e dhurimit të rrobave dhe distribuimit të tyre tek ata që kanë nevojë. „Kopçe “ mundëson sistem më efikas të shpërndarjes së rrobave tek personat në rrezik social, qasje të lehtë tek rrobat me çmime të volitshme për personat me pak të ardhura që nuk kërkojnë ndihmë, punësim të personave në rrezik social dhe kontribut në ruajtjen e mjedisit.
Ngjan si çdo butik tjetër, por megjithatë është pak më ndryshe
Në qendër të Shkupit, te Kryqi i Kuq ndodhet dyqani plot sharm Kopçe. Bëhet fjalë për rroba të përdorura (second hand shop) – rrobat dhurohen nga njerëzit dhe kompanitë që nuk i përdorin më, dhe me shitjen e tyre mirëmbahet dyqani. Aty punojnë personat me rrezik social – prindër të vetëm, kurse me mjetet që mblidhen nga shitja mbulohen pagat e tyre, si dhe të gjitha materialet e tjera – detergjentët, riparimi i rrobave etj.
Kristina Aleksova menaxhon me Kopçen dhe thotë që si ide ka lindur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. „E hapëm në vitin 2018 dhe më duhet ta them që po bëhemi çdo ditë më të famshëm si tek personat që blejnë ashtu dhe tek ata që dhurojnë. Në të ardhmen e planifikojmë që të hapim edhe një dyqan me rroba për fëmijë dhe bebe. Kryqi i Kuq sigurisht që dhuron rroba për personat që janë në rrezik social, por ne me dyqanin tonë i ndihmojmë edhe ata që punojnë këtu, edhe ata që kanë më pak financa por që megjithatë nuk duan të marrin gjëra pa pagesë. Jemi të lumtur që shpesh na thonë që dyqani i ngjan çdo dyqani tjetër, kurse çmimet janë shumë më të pranueshme.“