Delegacioni tetëanëtarësh nga Republika e Polonisë, udhëhequr nga Z-ja. Barbara Sadovska, udhëheqëse e ekipit të projektit ,,Mbështetje për ndërmarrjet sociale’’ dhe themeluese e Fondacionit ,,Barka’’ nga Polonia, dje në datë 26.09.2022 qëndruan për vizitë në Komunën e Velesit.
Kryetari i Komunës Krobija, Z. Lukash Kubiak, sekretaresha Znj. Danuta Potraviak, përfaqësues të ndërmarrjeve sociale nga Polonia, si dhe Drejtori i Qendrës për Zhvillim të Zonës së Vardarit Z. Sasho Moshev, realizuan takim me kryetarin e Komunës së Velesit, Z. Marko Kolev.
Gjatë këtij takimi mysafirët këmbyen përvojat lidhur me gjendjen aktuale të sipërmarrësisë sociale në të dy vendet, si dhe diskutuan mbi mundësitë që mund të krijojë vetëqeverisja lokale për të rritur cilësinë e këtij lloji sipërmarrjeje.
Poashtu, një ditë më parë, delegacioni i kryetarëve të komunave nga vendet anëtare të BE-së vizitoi kryetarin e komunës së Vevçanit.