Me idenë për të prezantuar dhe mbështetur një model për zbatim të një qasjeje më ndryshe dhe më aktive për të mbështetur komunitetet lokale dhe personat nga kategoritë e ndjeshme, në mënyrë që të integrohen më mirë në shoqëri dhe të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse, Projekti organizoi gjashtë Panaire Rajonale dhe një Panair Nacional për Ndërmarrjet Sociale në mbarë vendin.
Këto ngjarje, organizuar me mbështetje të Pikave Rajonale për Mbështetje në secilin rajon, ishin një mundësi e mirë për iniciativat e ndërmarrjeve sociale me mision të fuqishëm për të promovuar shërbimet dhe produktet e tyre cilësore, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme për kategoritë e ndjeshme të popullatës.
Panairet Rajonale që u organizuan në Veles, Shtip, Kumanovë, Manastir, Ohër dhe Strumicë, si dhe Panairi Nacional i organizuar në Shkup, ishin një mundësi e mirë që 151 ndërmarrje sociale dhe organizata jo-qeveritare me aktivitete ekonomike të prezantojnë produktet dhe shërbimet që ofrojnë, misionin e tyre ndaj shoqërisë, idetë dhe potencialet për sipërmarrësi. Poashtu, në këto panaire u prezantuan mundësi të shumta për rritje të pjesës më të madhe të ndërmarrjeve sociale rajonale me inovacione, duke ofruar mbështetje nga Komunat, dhe me diskutime lidhur me mbështetjen financiare, mentorimin dhe llojet të tjera të ndihmës nga palë të ndryshme.