Gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999, kur shumë romë erdhën si refugjatë në Prilep, me qëllim që t’iu vihet në ndihmë personave në rrezik social u formua organizata Ndihmë për personat me hendikep dhe për të varfërit. Organizatës i janë dhënë në përdorim hapësirat e tharëses që nuk përdoret më si e tillë nga Kombinati i Duhanit dhe është përshtatur për tu bërë qendër edukative dhe me ndihmën e disa donatorëve kanë filluar punën për të mbështetur personat e margjinalizuar në drejtim të përgatitjes së tyre për tregun e punës. Pas shumë vitesh, me qëllim që të arrihen rezultate më të larta organizata duke u bazuar në Nenin 5 të Ligjit për Organizatat Civile, fillon me aktivitetet komerciale ku profiti riinvestohet në misionin që ka organizata. Kështu, linja e peletave që është blerë me mjetet nga një donator austriak, tani prodhon 80 tonë peleta në muaj dhe si të punësuar ka persona me rrezik social apo persona me hendikep.
,,Ndihma për personat me hendikep dhe të varfërit’’ thotë që sipërmarrësia sociale është zgjidhje për grupet me rrezik social, që janë të përjashtuar nga shoqëria, kurse shoqatat mbrojtëse përbëjnë zgjidhje për personat me pengesa më të rënda në zhvillim
„Qëllimi që synohet është arritja e një përfshirjeje të tërësishme sociale të grupeve të margjinalizuara – duam t’i ndihmojmë ata të bëhen pjesë e tregut të punës, jo vetëm të punësojmë disa nga ta tek ne. Prandaj, punojmë drejt furnizimit me makina më të reja dhe me themelim të një qendre me kualifikime të larta për edukim dhe trajnim ku përveç nxënësve të shkollave të mesme nga shkollat e zdrukthëtarëve dhe shkollave kimike do të marrin pjesë edhe persona të margjinalizuar në rrezik social që pa pagesë do të mund të trajnohen lidhur me fushën e punës me dru të ricikluar. Këtu ata do të marrin njohuri teorike dhe praktike dhe do iu mundësohet të marrin certificate valide që njihet nga Ministria e Arsimit si diplomë për kualifikim të caktuar. Me këtë ata bëhen konkurrentë në tregun e punës.“
Por kreativiteti i Organizatës nuk mbaron këtu. Në bisedë me udhëheqësen e ekipit tonë, Barabara Sadovska ka lindur ideja për makina që shtypin shishet PET, gjë që iu mundëson ta plotësojnë periudhën e mbetur gjashtë mujore të vitit dhe të plotësojnë atë me aktivitete shtesë.