Mbështetja mentoriale përbën njërin nga aktivitetet kryesore të projektit për ndërtim të kapaciteteve, me qëllim të forcimit të ndërmarrjeve sociale. Gjatë marsit dhe prillit të vitit 2022, gjithsej 26 organizata nga çdo rajon i vendit dhe fusha të ndryshme të veprimit morën mbështetje mentoriale mbi aspekte të ndryshme të biznesit të tyre, si për shembull: mbledhja e mjeteve, zhvillimi i biznesit, teknikat e shitjes, zhvillimi i modelit biznesor etj.
Ollga Rajçiq, drejtoresha ekzekutive dhe bashkë-pronare e Çellinxherit si dhe një ndër pronaret e bizneseve të vogla që mori mentorim: „Një ndër mënyrat më të mira për tu bërë më të mirë dhe për të rritur cilësinë e biznesit tuaj është të kesh mentor që ofron këshilla praktike për të tejkaluar ndonjë pengesë. Ky mentorim ndihmoi kompaninë time në shumë pjesë si për shembull në shitje, rritjen e cilësisë së produktit dhe strategjinë e tregut. Jam falenderuese për bashkëpunimin e afërt me mentorin që edhe vetë është sipërmarrës, meqë na kuptoi si askush më parë! Për një kohë të shkurtër mësova shumë dhe fituam tre klientë të rinj. Jam më se falenderuese për përvojën që kisha me mentorimin“.
Jovan Staleski, mentor i kafe-barit „О2 Мr“: „Martini dhe Radmila duan të zgjerojnë biznesin me prodhim dhe dërgim të picave. Si mentor i Martinit dhe Radmillës e kuptova se sa i madh është vullneti i dikujt që do t’ia dalë për vete, por edhe për bashkësinë e të shurdhërve. Kështu e dëshmova që kushdo ka potencial të plotësojë dëshirat dhe ëndrrat për diçka konkrete, të bukur dhe të qëndrueshme. Ky pra është misioni i tyre social – t’ia dalin në radhë të parë për vete dhe të mund të ndajnë njohuri dhe të frymëzojnë edhe të rinjtë të tjerë të cilëve iu bëhet padrejtësi në Maqedoni “.