Në vitin e largët 2000 një grupi entuziastësh u lindi ide për të ndërtuar qendër sociale që do iu mundësonte realizimin e projekteve për ndihmë sociale.
Si mega-projekt i parë i Dijakonija Maqedoni dhe Mis Ston Centar – Strumicë është projekti që mban emrin ,,Ushqimi në rrota“. „Ushqimi në rrota“ siguron ushqim për të sëmurët, për personat invalidë, për familje me persona në moshë dhe familje në rrezik social që janë lënë vetëm dhe që nuk mund të sigurojnë ushqim rregullisht. Projekti filloi realizimin në vitin 2001 dhe vijon funksionimin edhe sot.
„Ushqimi në rrota“ siguron ushqim për të sëmurët, për personat invalidë, për familje me persona në moshë dhe familje në rrezik social
Projekti funksionon ashtu që në kuzhinën profesionale Diakonia Maqedoni, Mis Ston Center – Strumicë gatuhet ushqim që paketohet po aty në termusë specialë dhe transportohet nëpër shtëpitë e përfituesve. Menyja përbëhet gjithmonë nga supa, pjata kryesore dhe deserti. Për momentin kemi 18- persona që përdorin shërbimet e këtij projekti, por edhe një listë mjaft të gjatë të personave që presin të bëhen pjesë e projektit.
Në vitin 2010 filloi projekti i ri, i mirënjohur në atë kohë për shkak të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë kompjuterike. Duke e parë situatën ku personat me pengesa intelektuale dhe fizike nuk mund t’iu qasen kompjuterëve, organizata filloi projektin ,,Edhe unë mund të punoj me kompjuter “
Pjesë e këtij projekti janë personat me pengesa në zhvillim që aftësohen për të punuar me kompjuter, pra të përdorin teknologjitë e reja. Për nevojat e këtij projekti është përpiluar një libër special në mënyrë që t’iu lehtësohet këtyre personave të kuptojnë materialin. Poashtu është pajisur një klasë e specializuar me qasje më të lehtë të kompjuterëve.
Organizata zhvillon aktivitete edhe me shumë projekte të tjera që kanë të bëjnë me krizën e emigrantëve, ofrojnë kujdes shtëpiak për persona në moshë dhe persona të sëmurë, ofrojnë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore, ndërtojnë dhe bëjnë rinovim të shtëpive të personave në moshë, atyre të pastrehëve dhe për persona në rrezik social, riciklojnë rrobat.
Motivi dhe plani i Shoqërisë Humanitare Dijakonija janë të shumta, dhe organizata vazhdon punën në fushën sociale, ku edhe nevojat janë më të theksuara.