ORGANO LOGISTIK do të ofrojë trajnime në fushën e bletarisë për personat që vuajnë dënim me burg
Përmes mbështetjes me mentorim nga Zyra Rajonale për Sipërmarrësinë Sociale nga Rajoni i Zonës Jug-lindore, Shoqata ORGANO LOGISTIK realizoi bashkëpunim me Burgun e Strumicës për të ofurar trajnime nga fusha e bletarisë si profesion për personat që vuajnë dënim me burg.
Për këtë bashkëpunim të interesuara u shfaqën që të dy organizatat. Nga njëra anë, Shoqata që ka edhe qëllime të rritet në një ndërmarrje sociale në të ardhmen, ka nevojë për punëtorë dhe nga ana tjetër Burgu, që ofron integrim dhe risocializim të personave që vuajnë dënim me burg për vepra më të lehta penale, duke mundësuar njëkohësisht që edhe ta kalojnë kohën duke bërë diçka me vlerë.
Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga të dy organizatat në mars të vitit 2022, kurse praktika e punës filloi zyrtarisht në 1 prill, dhe do të zgjasë të paktën një sezon bletarie me mundësi për tu përsëritur çdo vit.
Personat që vuajnë dënim me burg për vepra më të lehta penale përmes ORGANO LOGISTIK mësojnë teknika të bletarisë, përpunim të kornizave plotësuese me bazë dyllin, riciklim të dyllit me prodhim të vetin, si dhe kositje dhe rregullim hortikulturor të sipërfaqes rreth hojeve. ПЧЕЛАРНИК
Ky bashkëpunim që u realizua me mbështetje nga Projekti është shembull i mirë për bashkëpunim që ka potencial për tu bërë praktikë, dhe iu mundëon personave që vuajnë dënim me burg të kalojnë procesin riintegrues dhe paralelisht të fitojnë aftësi që do të mund t’i shfrytëzojnë pasi të kenë përfunduar dënimin.