Në 27 mars 2022, në Kinema Frosina (MKC) u dha premiera e filmit dokumentar „Barka –Burim jete“. Ky film i xhiruar në Poloni tregon historinë e suksesshme 30 vjeçare të ndihmës që sipërmarrësia sociale dhe ekonomia solidare i japin bashkësisë, sidomos pjesëtarëve të grupeve të margjinalizuara, si dhe riintegrimit dhe risocializimit të tyre.
Së fundmi tema e sipërmarrësisë sociale është bërë shumë aktuale tek ne. Para pak kohësh u miratura Strategjia Nacionale për Zhvillim të Ndërmarrjeve Sociale, dhe poashtu po hartohet edhe ligji që do të trajtojë këtë fushë. Sipërmarrësia sociale me riinvestim të profitit biznesor në nevojat e bashkësisë mund të bëjë shumë për përfshirjen e personave me pengesa në zhvillim dhe kategorive të ndjeshme apo të krijojë zgjidhje me inovacion për mbrojtje të mjedisit.
Ministrija Trençevska, në fjalën e rastit para premierës së filmit, theksoi rëndësinë që kanë ndërmarrjet sociale që i dedikohen krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë dhe shoqërisë së barabartë, dhe kontributit të tyre drejt zhvillimit ekologjik dhe ekonomik, por edhe kontributit drejt uljes së varfërisë tek kategoritë më të ndjeshme. „Këto ndërmarrje nxisin rritjen ekonomike, ndikojnë në bashkëveprimin social dhe zhvillimin e teknologjive të reja. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si insitutcioni që krijon dhe gjeneron politikat sociale dhe ekonomike, bashkë me sipërmarrësit socialë ka dëshmuar që nuk ka proces të vështirë apo të lehtë, por vetëm vullnet apo mungesë vullneti për të bërë diçka të mirë“, tha Trençevska. Ajo shtoi që sipërmarrësit socialë janë nxitës të ndryshimeve në shoqëri nga të cilat përfiton e gjithë bashkësia. Bashkë me institucionet, rrjetet e organizatave qytetare dhe sipërmarrësit socialë, bashkësitë, pra përdoruesit, krijojnë zgjidhje efikase, të qëndrueshme, transparente dhe me ndikim të madh.
„E them me shumë kënaqësi që modeli i funksionimit të sipërmarrësisë sociale në Poloni zhvillimi i të cilës kishte ndikim të madh nga Fondacioni ,,Barka’’, ka marrë interesin e institucioneve të vendit dhe organizatave qytetare në Maqedoninë e Veriut. Uroj që falë filmit për Barkën të mund të prekim tek opinioni i gjerë me të dhëna mbi sipërmarrësinë sociale dhe që kjo të kontribuojë për zhvillimin e saj në vend, duke rritur përfshirjen e grupeve të ndjeshme sociale “, tha Pjotër Visocki, Këshilltar pranë Ambasadës së Republikës së Polonisë në Shkup.
Kryetarja e Fondacionit ,,Barka’’, Barbara Sadovska, beson që këmbimi i përvojave të ndërmarrjeve të këtilla ka rëndësi të madhe, sepse kështu mund t’i vihet në ndihmë bashkësisë, por edhe kompanitë të bëhen të qëndrueshme dhe nga to të përfitojmë të gjithë – si ata që i kanë themeluar dhe personat që punojnë aty, ashtu edhe e tërë shoqëria. Këtu njerëzit gjejnë jo vetëm shpëtimin nga problemet e kohës, nuk punohet vetëm për kulm mbi kokë dhe një copë bukë, por edhe për burim jete – hapje të mundësive të reja për vete në të ardhmen, duke kërkuar gjithmonë aftësi të reja dhe nxitje.
Regjisori i filmit, Nebojsha Jovaniviq, tha që gjatë xhirimeve të filmit në Poloni ka njohur një koncept të ri. „Koncepti i solidaritetit për mua përbën një lloj shoqërie ideale. Ky film dëshmon që sado që të na duket e paarritshme – është e mudnur, si tek Barka ashtu edhe në jetë. Emocionet, shpresa, bashkëpunimi që i përjetuam gjatë xhirimeve me personat që jetojnë në Barka është diçka që do e kujtoj gjithmonë“, theksoi ai.
Ky film dokumentar u financua nga Ambasa e Republikës së Polonisë në Shkup me mbështetje të Fondacionit ,,Barka’’, si dhe nga projekti i financuar nga BE-ja ,,Mbështetje për sipërmarrjet sociale’’, zbatuar nga Eptisa, në konsorcium me Barka dhe Ekoris, ku përfitues është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Filmi është i disponueshëm për publikun në kanalin tonë në Youtube, në këtë link: https://youtu.be/2aSvt3q99dU.