Projekti i EPTISA-s Mbështetje për ndërmarrjet sociale ka në fokus zhvillimin e sipërmarrësisë sociale në Maqedoni si dhe një ekosistemi siç janë ligjet për NS, qendrave për mbështetje për NS dhe ndërtimin e kapaciteteve, instrumente financiare për NS, promovimin dhe njohjen e NS. Zhvillimi i një eko-sistemi të favorshëm me Strategji Nacionale/Plan Veprimi të përshtatshëm dhe ligjet mbi sipërmarrësinë sociale janë bazat më thelbësore që do të mundësojnë parakushte për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në të ardhmen.
Paralelisht me ligjet për zhvillimin e sipërmarrësisë sociale, komunave, kompanive, shoqërisë civile, ofruesve të shërbimeve sociale, të rinjve, individëve, duhet që edhe opinioni i gjerë të përgatitet, të informohet, dhe të motivohet për të mbështetur iniciativat e sipërmarrësisë sociale në nivel lokal.
Po aq me rëndësi brenda projektit është edhe zhvillimi i bashkëpunimit në nivel rajonal dhe në nivel të BE-së – prandaj, projekti mbështet disa iniciativa ndërkombëtare që kanë rol të rëndësishëm dhe që bëjnë sinergji mes Maqedonisë dhe vendeve partnere në rajon. Më poshtë jepet përshkrim i shkurtër i disave nga iniciativat ndërkombëtare që parashihen për të këmbyer praktikat e mira mbi sipërmarrësinë sociale, plotësojnë njëra tjetrën lidhur me strategjitë dhe zhvillimet e fundit ligjore, burimet financiare, kreditë, dhe rritjen e cilësisë së punës të strukturave lokale kur bëhet fjalë për futjen e konceptit të sipërmarrësisë sociale në nivel lokal.
Projekti pasues i Fondit të Visegradit – në periudhën 2019-2020, Polonia, Maqedonia, Hungaria, dhe Republika Çeke ishin partnerë ndërkombëtarë në çështjen e sipërmarrësisë sociale në kuadër të projektit„Ekonomi sociale pa kufij” që përfundoi me sukses dhe frymëzoi komunat, shoqërinë civile, dhe kompanitë të punojnë bashkë.
Si vazhdim natyral dhe zhvillim i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi u krijua bashkëpunimi ndërkombëtar i radhës me titull Ndërtimi i urave ndërkombëtare – Sipërmarrësia sociale si mjet për fuqizimin e ekonomive lokale, që duhet të zbatohet nga Prilli 2022 – Mars 2023.
Projekti pasues do të thellojë këmbimet e deritanishme ndërkombëtare për të frymëzuar ndikimin në shoqëri lidhur me ligjet, mbështetjen financiare, dhe krijimin e opinionit publik. Ky projekt: • do të mbështesë praktikat e mira ndërkombëtare/ krijimin e rrjeteve mbi çështjet që lidhen me përfshirjen sociale/sipërmarrësinë • do të përdorë praktikat ndërkombëtare për të stimuluar autoritetet lokale/qendore, kompanitë, dhe ndërmarrjet sociale që të përdorin sipërmarrësinë sociale si mjet për fuqizim socio-ekonomik të grupeve të margjinalizuara. Partnerët ndërkombëtarë në këtë projekt pasues vijnë nga Polonia, Maqedonia, Hungaria, Republika Çeke, kurse Sllovakia, si partner i ri do të kontribojë me njohurinë mbi sipërmarrësinë sociale dhe praktikat e mira.
Bashkëpunimi rajonal Serbi – Maqedoni – rezultoi nga bashkëpunimi lokal në një projekt mes Qendrës Nacionale EPTISA për ndërmarrjet sociale, Qendrës për Integrim Social dhe Fuqizim / SIEC, dhe Komunës së Aerodromit që gjetën gjuhën e përbashkët për të lidhur shoqërinë civile dhe komunat lidhur me zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunitetit përmes sipërmarrësisë sociale.
Komuna e Palilulës, Nish, Serbi dhe partnerët nga shoqëria civile Proactiv dhe Qendra Kulturore Rome u vizituan disa herë dhe këmbyen praktikat e mira dhe idetë mbi zhvillimin e mundshëm të sipërmarrësisë sociale, që rezultoi me nënshkrimin e një Memorandumi rajonal për Bashkëpunim në nëntor të vitit 2021, me 6 partnerë OJQ bashkëpunëtore nga Maqedonia (ARNO, SOLEM, SIEC, MISLA, LJUBEZNOST, AHP PRILEP).
Ky kontakt i vendosur u vazhdua përmes një sërë takimesh që rezultuan me një aplikim për projekt me shumë ambicje nga ERASMUS PLUS që duhet të bëjë bashkë Poloninë, Maqedoninë, Serbinë dhe Italinë për të mësuar nga njëra tjetra lidhur me bashkëpunimet sociale, deinstitucionalizimin, trajnime dhe punëtori për qendra rajonale për mbështetje të sipërmarrësisë sociale, qendrat për trajnimin në punë nëpër komuna dhe qendra rajonale etj.
Në qoftë se pranohet, Projekti Partneriteti për ekonominë e solidaritetit do të ofrojë njohuri mbi ligjet që lidhen me NS në çdo shtet, mjetet financiare për ndërmarrjet sociale, strukturat mbështetëse (në Poloni Qendra për NS, në Itali Consortia, në Maqedoni programet për pilotim të Qendrave Rajonale për NS), poashtu do të ofrojë njohuri mbi qasjen tek tregjet publike dhe procedurat e prokurimit publik me marrëveshje të rezervuara. Krahasimi i situatës në secilin vend do të rezultojë me rekomandime nacionale për ministritë relevante dhe institucionet e tjera.
Qëllimi i këtij projekti është t’iu japë fuqi strukturave për zhvillim të sipërmarrësisë sociale në Maqedoni dhe Serbi dhe të krijojë mjedis më të përshtatshëm për zhvillim të ekonomisë sociale duke eksploruar kontekstin e vendit të secilit partner me fokus të veçantë në rolin e komunave, qendrave për mbështetje dhe ndërtimit të ekosistemit.
Aplikimi në Erasmus Plus për bashkëpunim rajonal – partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë nga Maqedonia, Polonia dhe Holanda aplikuan edhe me një projekt tjetër Erasmus lidhur me mundësitë e nxënies tek të rriturit në kuadër të thirrjes nacionale të Erasmus plusit.
Projekti me titull Nxënia transformative tek të rriturit – NDRYSHIMI u dorëzua në Agjencinë Nacionale për Programe Edukative dhe Mobilitete Evropiane si bashkëpunim mes këtyre organizatave: In Vivo nga Shkupi, në bashkëpunim me Pro Local nga Manastiri, Barka nga Holanda dhe nga Polonia. Me këtë projekt do të trajtohet përjashtimi social i të rriturve për shkak të disavantazhit ekonomik dhe shoqëror që ata kanë. Në veçanti, grupi i synuar i të rriturve me prapavijë të rënduar, në secilin nga vendet e projektit, Maqedoni e Veriut, Poloni, dhe Holandë është i përjashtuar nga shoqëria për shkak të paaftësisë, mbijetesës së vështirë ekonomike dhe paragjykimeve nga shoqëria.
Në qoftë se aprovohet, ky projekt do të rezultojë me përfitime në drejtim të këmbimit të praktikave të mira, përvojave, dhe njohurisë mbi mekanizmat e riintegrimit që bazohen në komunitet për grupet e ndjeshme të qytetarëve dhe do të përdoret për të krijuar një qendër komuniteti për të pastrehët, personat e varur dhe ish të burgosurit në Strugë, ku do të themelohet një ndërmarrje sociale që do të ofrojë shërbime për ofrim të ushqimeve për turistët që udhëtojnë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Projekti Mbështetje për ndërmarrjet sociale pra, mund të nxisë krijimin e sinergjive mes projekteve të ndryshme ndërkombëtare dhe lidhjen e disa vendeve të BE-së dhe vendeve partnere në rajon si Polonia, Italia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Serbia dhe Maqedonia, me qëllim që të kontribuohet drejt rritjes së vetëdijes në nivel ndërkombëtar mbi rëndësinë e sipërmarrësisë sociale si mjet për fuqizim socio-ekonomik të komuniteteve lokale dhe grupeve të ndjeshme të qytetarëve. Poashtu, projektet me bashkëpunim ndërkombëtar: do të zhvillojnë dhe çojnë përpara ligjet, planet e veprimit dhe stragjitë, punën e komunave dhe NS/ shoqërisë civile, do të bëjnë partneritete lokale dhe rajonale me kompanitë dhe do të gjejnë mjete adekuate financiare për të zhvilluar dhe mbështetur më tej ndërmarrjet sociale. Këto projekte kanë rol të rëndësishëm në përfshirjen e grupeve të ndjeshme të njerëzve në shoqëri si dhe në ndërtimin e komuniteteve lokale të solidarizuara dhe një bote më të mirë.