Në datën 19 nëntor 2021 në një ngjarje madhështore me prezencën e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale – Znj. Jagoda Shahpaska, Zëvendës-kryeministrit për Çështje Ekonomike, Z. Fatmir Bytyqi dhe Kryesuesit të Sektorit për Bashkëpunim nga Delegacioni i Bashkimit Evropian – Z. Stefan Hudolin, u hap Qendra Nacionale për Ndërmarrje Sociale në Shkup.
Qendra për Ndërmarrje Sociale përbën një pjesë të rëndësishme në serinë e aktiviteteve të projektit ,,Mbështetje për Ndërmarrjet Sociale’’ me financim nga Bashkimi Evropian, për të krijuar kushte adekuate për zhvillim dhe mbështetje të sipërmarrësisë sociale si një mënyrë për të forcuar komunitetet lokale.
Bashkë me tetë Qendra Rajonale për Mbështetje të Ndërmarrjeve Sociale në që të gjitha rajonet e planifikuara në mbarë vendin, Qendra Nacionale në Shkup është pjesë e rrjetit për mbështetje të përbashkët të zhvillimit të sipërmarrësisë sociale që hap mundësi bashkëpunimi më komunat, kompanitë, shoqërinë civile dhe qytetarët në mënyrë që të inkurajohen dhe zhvillohen iniciativa të ardhshme për zhvillim të komunitetit.
“Ju përgëzoj nga zemra të gjithëve ju që jeni pjesë e hapjes së kësaj Qendreje. Çdo institucion ka dëshmuar kohezion dhe bashkëpunim për të krijuar kushte pune dhe për të ulur pabarazinë. Ekonomia jonë sociale është në thelb ekonomi humaniste që na mbron nga rreziqet më të mëdha ndaj jetës, nga sëmundejt, nga aksidentet dhe nga varfëria … Kjo qendër krijon mundësi për rritje, zhvillim dhe mbështetje të ndërmarrjeve sociale në Maqedoninë e Veriut.”
Kjo Qendër planifikohet të funksionojë si inkubator për mbështetje të ndërmarrjeve ekzistuese apo ndërmarrjeve të reja sociale dhe organizatave të shoqërisë civile që merren me aktivitete ekonomike. Ndërmarrjet, organizatat, iniciativat dhe qytetarët do të kenë në dispozicion një gamë të gjerë të shërbimeve dhe aktiviteteve, siç janë për shembull punëtoritë për këmbime përvojash dhe njohurish, mbështetje direkte e ndërtimit të kapaciteteve, edukim dhe trajnim formal dhe jo-formal, trajnime biznesore, mentorim, organizim eventesh dhe shërbime të tjera.
“Kam nderin e veçantë që marr pjesë në hapjen solemne të Qendrës së parë Nacionale për Ndërmarrjet Sociale, që do të inicojë themelimin e ndërmarrjeve të reja dhe do të mbështesë ato ekzistueset, me vizion për të ndihmuar zgjidhjen e sfidave lokale që lidhen me varfërinë, papunësinë dhe çështje të tjera socio-ekonomike që kanë të bëjnë me integrimin e kategorive të ndjeshme të qytetarëve.”
Përdoruesve të Qendrës (organizatat, ndërmarrjet sociale, institucionet dhe individët), çdo ditë do u ofrohen udhëzime, këshilla dhe ndihmë lidhur me çështjet dhe sfidat praktike si: mbledhja e fondeve, regjistrimi i kompanive, mundësitë për krijimin e rrjeteve, zhvillimi i bizneseve, aspekte të ndryshme që lidhen me punësimin, prokurimet, ndërtimin e partneriteteve, mbështetjen e disponueshme financiare, marketingun dhe shumë aspekte të tjera.
Në fund të ngjarjes që shënoi hapjen e Qendrës për Ndërmarrjet Sociale, ditës i dhanë dritë edhe këngëtarët nga kori i parë inkluziv Trisomija 21 nga Shkupi
Komunat luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e ndërmarrjeve sociale. Komuna Aerodrom në Shkup dhe Komuna e Nishit, Serbi, nënshkruan bashkë memorandum për bashkëpunim rajonal me ndërmarrjet sociale nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Kështu dukej atmosfera pozitive gjatë hapjes së Qendrës për Ndërmarrjet Sociale: