Qendra e Rehabilitimit të Personave me Varshmëri nga Droga, Alkoli dhe Lojërat e fatit – Pokrov Izbor mund të merret si një ndër ndërmarrjet e para sociale. Fillimet e saj datojnë diku në fundshekullin e shkuar, kur droga mori hov të madh, dhe kur kjo qendër u hap me ndihmën e kishës. Këtu punohet në drejtim të rehabilitimit të personave të varur, proces që zgjat të paktën 18 muaj dhe që mbaron me riintegrimin e tyre në shoqëri.
Personave që krijojnë varshmëri iu duhet mbështetje e madhe
Personave që krijojnë varshmëri iu duhet mbështetje e madhe – varshmëria shkakton dëme të mëdha ekonomike, emocionale dhe shëndetësore. Ata vijnë zakonisht nga familje jofunksionale, pra kanë nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë gjatë procesit të rehabilitimit, ngaqë rikthimi i tyre në shoqëri nuk është i lehtë. Puna është elementi thelbësor gjatë rehabilitimit të këtyre personave. Kurse me këtë punë ne ndihmojmë dhe mirëmbajtjen e vetë qendrës. Por për të mbijetuar në treg duhet që edhe produktet të jenë cilësore, prandaj produktet tona janë shumë cilësore, në mënyrë që të plotësojnë kushtet e tregut…“, Sokrat Mançev, Pokrov Izbor.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mbulon 70% të shpenzimeve, pra është shfaqur nevoja për aktivitete shtesë në mënyrë që qendra të mund të ekzistojë. Kështu, në 5 hektarë tokë kultivohen shumë fruta dhe perime, kurse para pak kohësh në qendër është hapur edhe tharës për produkte të dehidruara. Këtu kemi edhe brendin Fresh to go për ushqime të gatshme si sallatat që pëlqehen shumë dhe që tashmë shiten në supermarketet në mbarë vendin siç janë Vero, Ramstori, Makpetroli… Pokrov Izbor vendos shenjën tek produktet, pra kur i bleni ato mbështesni misionin e tyre dhe i ndihmoni ata. Kjo shoqatë poashtu punon edhe me përgatitje të ushqimeve për Kryqin e Kuq, për teatrin e Strumicës.