A i duhet Maqedonisë së Veriut strategji për sipërmarrësinë sociale?
Подготвувањето на стратегија и акциски план за социјално претприемништво за Северна Македонија беше децениски процес чие завршување се чекаше вистинскиот момент, сè до неодамнешното конечно усвојув
Hartimi i strategjisë dhe planit të veprimit për sipërmarrësinë sociale në Maqedoninë e Veriut paraqet një proces dhjetëvjeçar që kishte nevojë për momentum, deri në miratimin final në shtator të vitit 2021. Nëse e shohim këtë proces në retrospektivë duhet thënë që u morën parasysh disa propozim-versione, kurse version i fundit u miratua së fundmi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).
Dikush mund të mos besojë me ngulm se Maqedonia e Veriut ka vërtetë nevojë për dokumente të këtilla për krijim politikash, por pjesa më e madhe e njerëzve mbështetën me entuziazëm procesin e hartimit dhe aprovimit. Versioni i aprovuar i Strategjisë dhe Plani i Veprimit që është pjesë e saj u përgatitën në një proces ku morën pjesë të gjitha palët dhe më pas u përfshinë nën ombrellën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, drejt finalizimit, bashkë me ekipin e ekspertëve të BE-së të angazhuar me Projektin “Mbështetje për ndërmarrjet sociale”. Strategjia dhe Plani i Veprimit u finalizuan dhe aprovuan brenda një procesi të rregullt këshillues prej gjashtë muajsh, me krijim të një Grupi Punues ndër-sektoral ku bënin pjesë përfaqësues nga ministri të ndryshme, OJQ, ndërmarrje sociale, bashkësia akademike, etj.
Ç’parashihet me këto dokumente strategjike?
- Qëllimi afatgjat për mbështetje të sipërmarrësisë sociale dhe zhvillimi i ndërmarrjeve sociale për të mbështetur zhvillimin shoqëror-ekonomik të vendit është që ndërmarrjet sociale të kenë rol të rëndësishëm si bartës të ndryshimit gjatë tranzicionit të vendit drejt një ekonomie dhe shoqërie më të qëndrueshme, më të drejtë, më inkluzive, më pjesëmarrëse, sidomos përmes angazhimit në zhvillimin e ekonomisë qarkulluese, të barabartë, të mençur dhe të gjelbër. Veç kësaj, ndërmarrjet sociale kanë vend në ekonominë e tregut shoqëror pluralist dhe njihën si iniciativa që inicohen nga qytetarët dhe komunitetet që synojnë biznesin për përfitim të njerëzve dhe planetit, e jo për përfitim të pronarëve apo aksionarëve. Ndërmarrjet sociale do përfitojnë nga resurset adekuate të volitshme financiare, materiale, intelektuale apo të burimeve njerëzore nga shumë palë që veprojnë në një ekosistem të zhvilluar dhe të ndërlidhur për ndërmarrjet sociale, të cilat edhe janë mishëruar në vetë shoqërinë civile. Pritet që ndërmarrjet sociale të nxisin dhe zhvillojnë inovacione sociale dhe forma të reja të punës adekuate dhe integrimit social të personave të diskriminuar, të japin produkte dhe shërbime (duke përfshirë këtu edhe financat) që udhëhiqen nga komunitetet lokale dhe qytetarët sipas nevojave të tyre sociale, shoqërore, kulturore dhe lidhur me mjedisin jetësor, që kontribojnë në uljen e vendeve joformale të punës, dhe ofrojnë alternativë për migrimin e qytetarëve të kualifikuar dhe aktivë në shoqëri. Ekosistemi për zhvillim të ndërmarrjeve sociale duhet të jetë i qëndrueshëm, dhe t’iu mundësojë ndërmarrjeve sociale të realizojnë rolin e tyre të rëndësishëm në shoqëri duke respektuar tranzicionin e vendit për tu integruar në kornizat ligjore dhe strategjike të BE-së.
Cilat janë prioritetet kryesore të Strategjisë Nacionale (2021 – 2027)?
- Prioriteti Strategjik 1: Krijimi i një kornize të favorshme ligjore – që do të thotë hartim dhe miratim të Ligjit për sipërmarrësi/ndërmarrje sociale, harmonizim i kornizës ligjore duke përshtatur ligjet dhe rregullat ekzistuese për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve sociale, krijimin e regjistrit për ndërmarrjet sociale, dhe rritjen e cilësisë së tatimimit të ndërmarrjeve sociale.
- Prioriteti Strategjik 2: Krijimi i kulturës së sipërmarrësisë sociale dhe njohja e ndërmarrjeve sociale – integrimi i mbështetjes së ndërmarrjeve sociale në politikat dhe strategjitë sektorale në nivel nacional dhe lokal, rritja e vetëdijes dhe promovimi i sipërmarrësisë sociale dhe ndërmarrjeve sociale brenda komunitetit të ndërmarrjeve sociale, integrimi i ndërmarrjeve sociale në planprogramet mësimore në shkollimin formal (shkollimi fillor, i mesëm, i lartë) dhe shkollimin joformal, gjenerimi, konsolidimi dhe ndarja e njohurive mbi ndërmarrjet sociale dhe ekosistemet e tyre përmes hulumtimit, analizës, të dhënave statistikore, mbështetja e ndërmarrjeve sociale në matjen dhe raportimin mbi ndikimin shoqëror dhe harmonizimi i masave prioritare me politikat dhe programet relevante të BE-së
- Prioriteti Strategjik 3: Asistimi i mbështetjes së përbashkët, të mësuarit dhe ndërtimit të kapacitetit për ndërmarrjet sociale dhe palëve të tjera të eko-sistemeve të tyre – themelimi i qendrave për resurse dhe zhvillim të ndërmarrjeve sociale në nivel nacional dhe lokal, rritje e gamës dhe cilësisë së mbështetjes ndaj palëve prezent në eko-sistem, ndërtimi i kapaciteteve për ndërmarrjet sociale
- Prioriteti Strategjik 4: Mundësimi i qasjes dhe zhvillimit të tregjeve për ndërmarrjet sociale – zhvillimi i tregut të shërbimeve publike dhe mallrave për ndërmarrjet sociale, zhvillimi i tregut privat për ndërmarrjet sociale, rritje e prezencës dhe njohjes së ndërmarrjeve sociale në treg.
- Prioriteti Strategjik 5: Qasje më e lehtë ndaj financimit të jashtëm – pilotimi i mjeteve financiare për ndërmarrjet sociale, aktivizimi i buxheteve publike për instrumentet e financimit social, inkurajimi i kompanive për përdorim të përgjegjësive shoqërore korporative për investime në ndërmarrje sociale, krijimi i skemave për OJQ për inkubim, zhvillim, apo hapje të ndërmarrjeve sociale.
Si do të monitorohet zbatimi i Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit?
Procesi i monitorimit i dokumenteve të miratuara do të zbatohet me përgatitje të raporteve (dy)vjeçare lidhur me gjendjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve sociale, ekosistemeve të tyre, dhe politikave publike. MPPS do të jetë përgjegjëse për të sistemuar informacionin lidhur me monitorimin që do të gjenerohet nga Ministritë kompetente dhe agjencitë partnere dhe këtë do ta prezantojë në Qeveri.
Strategjinë Nacionale për Zhvillim të Ndërmarrjeve Sociale në Maqedoninë e Veriut mund ta gjeni në: https://www.mtsp.gov.mk/content/pdf/2021/trud/Strategija_socijalni_pretprijatija_2021_2027.pdf