Në fund të majit në vitin 2022, projekti shpalli thirrje për zgjedhje të logos, shoqëruar me slloganin – thirrje për aksion, që do të përdoret/aplikohet më tej si logo e mallrave dhe shërbimeve nga ndërmarrjet sociale në vend.
Qëllimi kryesor i logos së zgjedhur është të gjehet një brend që klientët, konsumatorët, opinioni i gjerë të identifikojnë lehtë dhe të mbështesin punën e ndërmarrjeve sociale. Logoja që fitoi konkursin do të përdoret në praktikë për tu reklamuar fakti që mallrat apo shërbimet janë siguruar nga ndërmarrjet sociale që janë themeluar për qëllime sociale, e jo për profit.
Thirrja qëndroi e hapur 4 javë, pra deri në fund të qershorit. U paraqitën 48 propozime nga 32 subjekte (disa nga ta propozuan deri në 3 logo). Kishte aplikime nga dizajnerë të njohur, nga profesorë të dizajnit, agjenci marketingu dhe të rinj, duke filluar nga mosha 17 vjeçare.
Komisioni për vlerësim ishte pesë-anëtarësh për tu siguruar paanshmëri, përbëhej nga persona që punojnë në fushën e komunikimit, përfaqësues të MPPS dhe një ekspert i jashtëm, në mënyrë që të merren parasysh disa aspekte dhe qëndrime të ndryshme.
Përmes një serie takimesh, komisioni për vlerësim bëri vlerësim të relevancës së koncepteve të propozuara, origjinalitetit të tyre dhe pjesës artistike, tërheqjes estetike dhe përshtatshmërisë.
Ishte shumë e rëndësishme që të vlerësohen edhe konceptet e propozuara që lidheshin me sipërmarrësinë sociale – ku fokusi është tek shoqëria dhe jo tek profiti, a nxisin interes dhe a ngrejnë vetëdijen duke u bazuar në origjinalitet dhe në fund, a bëhet fjalë për sllogan që lidhet drejtpërdrejtë me sipërmarrësinë sociale.
Tre kandidatëve nga rrethi i ngushtë iu dha mundësia të prezantojnë drejtpërdrejtë konceptet e tyre. Duke u bazuar në sistemin e vlerësimit fillestar dhe prezantimeve, komisioni i vlerësimit njëzëri zgjodhi propozimin e Stole Kitinoviqit si fitues në këtë Thirrje.
Llogoja e fituesit është e thjeshtë, simbolizon elementet e papërsosmërisë me të cilat duhet të jetojnë grupet e margjinalizuara. Pra bëhet fjalë për dy persona që i shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe në një mënyrë bëhet fjalë për person që merret me biznes. Ngjyrat simbolizojnë shumëllojshmërinë dhe mund të bëhen në ngjyrat që ka identiteti vizuel i Qendrës për SE, duke bërë kështu lidhjen mes këtyre të dyjave.
Sllogani – Mbështet, ndrysho, mundëso! është thirrje për aksion, por nuk ka të bëjë me blerje, gjë që duhet të shihet si pozitive nga qytetarët. Gjëja më interesante është që fjala ndryshime mund të zëvendësohet edhe në kopjen e fushatës apo gjatë përdorimit nga ndërmarrjet sociale që shton vlerën e këtyre propozimeve. Siç prezantohet më poshtë, mund të zëvendësohet në shoqëri gjithëpërfshirëse, mjedis të pastër etj.varësisht nga tema, që është mjaft pozitive për sa i përket zbatimit të shumëllojshëm dhe kreativ.
Poashtu, kjo logo mund të përdoret edhe si vulë, si dhe në negativ. Mund të përdoret si prapavijë me ngjyra të ndryshme varësisht nga sektori ku vepron ndërmarrja sociale.