Nga 25 deri në 30 korrik të vitit 2022 projekti organizoi vizitë studimi në Poloni, në rajonin e Poznanit dhe komunave rreth Poznanit që janë pjesë e rrjetit nacional për bashkëpunim në fushën e sipërmarrësisë sociale. 23 pjesëmarrësve nga ministri të ndryshme, komuna, ndërmarrje sociale dhe qendra të ndryshme rajonale për mbështetje të sipërmarrësisë sociale nga Republika e Maqedonisë së Veriut iu dha mundësia të shohin nga afër shembujt e Polonisë lidhur me partneritetet lokale mes komunave, kompanive, ndërmarrjeve sociale, dhe të gjitha palëve të tjera që bashkëpunojnë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe përfitime për qytetarët.
Vizita ndërkombëtare e studimit në Poloni është një ndër aktivitetet e planifikuara brenda projektit ngaqë bën realizimin e pjesës praktike të të mësuarit mbi sipërmarrësinë sociale dhe këmbimin e praktikave të mira.
Në ditën e parë të vizitës, grupi vizitoi selinë e Fondacionit Barkës në Poznan, ku u zhvillua takimi me përfaqësuesit e Qendrës për Mbështetje të Ndërmarrjeve Sociale Vilkopolska dhe Qendrës për Integrim Social. Grupi ndau praktikat e mira dhe zhvilloi transfer njohurish mbi përpjekjet për sipërmarrësinë sociale të Fondacionit Barka. Si pjesë shkencore e vizitës studimore, dy anëtarë të Barkës, Roberti dhe Valdeku ndanë historitë e jetës së tyre, duke prezantuar mekanizmin e integrimit në komunitet falë mbështetjes së njerëzve që kanë përjetuar varësinë dhe të qenurit të pastrehë.
Në Fondacionin Barka liderët kanë rol të rëndësishëm për të mbështetur ata që kanë nevojë për mbështetje. Ky është një auto-mekanizëm për ndihmë që mbështet jo vetëm të varfërit, por edhe ata që ofrojnë mbështetje dhe forcë. Liderët poashtu ndanë përvojat e Fondacionit Barka jashtë shtetit (Britani e Madhe, Holandë, Belgjikë, Francë, Gjermani, Islandë, Kanada, Afrikë), ku liderët e Barkës angazhohen si ekip për mbështetje duke bashkëpunuar me polakët dhe subjektet nacionale.
Pas prezantimit të Barkës vijoi konferenca e palëve me pjesëmarrës nga delegacioni maqedonas dhe mysafirë të ndëruar nga Polonia, kryetarë këshillash, organizata civile dhe NS nga rajoni Vilkopolska, ekspertë për riintegrim, aktivitete afariste dhe animacion të bashkësive lokale etj.
Pjesa e fundit e udhëtimit studimor në 26 korrik parashihte vizitën e ndërmarrjes sociale ,, Rruga e padukshme’’, që ofron ekspozim të vizitorëve të përditshëm në errësirë. Angazhon gjashtë persona të verbër dhe me shikim të dobësuar që janë udhëzues në rrugën e personave që mund të shohin por që duan ta përjetojnë se si është të jetosh në errësirë të plotë dhe që duke vizituar një ndërmarrje të këtillë sociale ndërojnë ndjenjën e empatisë dhe i kuptojnë më mirë sfidat me të cilat përballen grupet e ndryshme sensitive të njerëzve. Për pjesëmarrësit në vizitën studimore kjo ishte një përvojë e veçantë ngaqë u tronditën shumë nga mënyra se si qytetarët me shikim të kufizuar menaxhojnë me jetën e tyre të përditshme në errësirë të plotë. Kjo përvojë bën që të rritet vetëdija e qytetarëve që përbën një nga qëllimet e sipërmarrësisë sociale, përveç pjesës së punësimit të grupeve të margjinalizuara.
Dita e dytë e vizitës iu dedikua lokacioneve në Turovo/Pnievi, Kvilç, për takime me ndërmarrjet sociale dhe autoritetet lokale. Grupi filloi turnenë nga Turovoja ku Fondacioni Nasha ARKA udhëheq ndërmarrjen sociale që siguron shërbime sociale për të moshuarit. Kanë qendrën ditore që mundëson kujdes për 30 persona. Pastaj delegacioni maqedonas vijoi vizitën e bashkësisë lokale Kvilç, për të vizituar kompaninë jofitimprurëse Shoqatën për Punësim Dijakonija dhe lagjen sociale ndërtuar nga kjo kompani jofitimprurëse. Janë ndërtuar 8 banesa nga fitimet e bëra nga ekonomia sociale, riinvestuar për të mbështatur punonjësit që më parë kanë qenë të pastrehë.
Pastaj u vizitua fabrika e Shoqatës për Punësim Dijakonija, themeluar para 10 viteve nga Fondacioni Barka, autoritetet lokale të Kvilçit, Shoqata për Njerëzit dhe Mjedisin Jetësor dhe Dijakonija nga Gjermania. Sipas statutit të kompanisë Dijakonia fitimet nuk ndahen mes pronarëve, por riinvestohen plotësisht në mbështetje të punonjësve të kategorive të ndjeshme dhe në të mirën e bashkësisë lokale. Pastaj, delegacioni u zhvendos në bashkësinë Çudobçice Barka, Qendra e Integrimit Social (ZND) dhe ferma ekologjike.
Gjatë ditës së tretë të vizitës, delegacioni vizitoi ndërmarrjet sociale që bashkëpunojnë me komunat lokale që ndodhen në Sroda, Samotui, Rogozhno. Delegacioni maqedonas vizitoi ndërmarrjet sociale/ koopertivat Taroka, Opus, ZND, Rogozhno, Muzeun e Rogozhnos, dhe u zhvilluan takime me kryetarë komunash dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe organizatave qytetare.
Dita e katërt dhe e fundit e vizitës studimore u zhvillua në Varshavë, dhe iu dedikua takimeve me ministritë, sektorin për zhvillim të ekonomisë sociale, u nënshkrua Memorandumi për Bashkëpunim dhe u zhvillua takim me Bankën Nacionale për Zhvillim.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovana Trençevska realizoi takim bilateral me Ministren e Familjes dhe Politikës Sociale në Republikën e Polonisë, Marlena Malag. Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit maqedonas, dy ministret nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim mes ministrive të dy vendeve.
Me këtë vizitë studimore u synua arritja e disa qëllimeve, si informimi, edukimi, frymëzimi dhe motivimi i ministrive relevante maqedonase, institucioneve, ndërmarrjeve sociale dhe qendrave rajonale për mbështetje të zhvillimit të ndërmarrjeve sociale duke mundësuar që të kombinojnë teorinë me praktikën. Informimi i mëtejshëm mbi ligjet dhe rregullativat, procedurat e prokurimeve publike, menaxhimi me ndërmarrjet sociale, zbulimi i potencialit për zhvillim të mjeteve financiare nga njëra anë dhe motivimi i autoriteteve lokale, agjencitë e punësimit, kompanitë dhe palët e tjera relevante lokale që të shfrytëzojnë sipërmarrësinë sociale si mjet efikas për integrim social të grupeve të ndjeshme.
Pra, vizita studimore ishte një mundësi e shkëlqyeshme që palët relevante të kontribuojnë në projekt duke sjellur praktikat e mira të një vendi kur bëhet fjalë për sipërmarrësinë sociale, ku koncepti i ekonomisë sociale që praktikohet në Poloni si vendi nikoqir përbën burim të frymëzimit, motivimit dhe vetë-njohjes lidhur me atë se ç’duhet të bëhet në Maqedoninë e Veriut dhe cilat janë ato mundësi që mund të krijohen përmes sipërmarrësisë sociale si mjet për integrim social të grupeve të ndjeshme.
Përvojat nga vizita studimore duhet të shërbejnë për të luftuar varfërinë, papunësinë, zhvillimin lokal dhe të kontribuojnë për kthim të dinjitetit dhe vetë-respektit të qytetarëve. Kjo mund të arrihet duke krijuar kornizë të drejtë ligjore dhe financiare për ekonomi sociale në Maqedoni.