A mundet kompanitë të mbështesin sipërmarrësinë sociale?
Në 13 qershor 2022 në Shkup u mbajt konferenca për mbështetje të ndërmarrjeve sociale që iu dedikua promovimit të sipërmarrësisë sociale tek sektori privat.
Zëvendës-ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejn hapi konferencën duke marrë përsipër angazhimin për zhvillim të ekonomisë sociale dhe mbështetjen e nevojshme për zhvillim të sipërmarrësisë sociale. Sipas Husejnit, investimi në zhvillimin e eko-sistemit për investime sociale nënkupton krijim të një kulture të investimeve sociale, pilotimit të mjeteve financiare me inovacion, por edhe resurse dhe mundësi të tjera për mbështetje financiare të ndërmarrjeve sociale.
“Strategjia Nacionale për Ndërmarrjet Sociale është skica e eko-sistemit që ne ndërtojmë si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me çdo palë relevante, përfshirë këtu bashkësinë e donatorëve, sektorin civil dhe institucionet. Sigurisht, zbatimi i kësaj strategjie plotësohet edhe me mekanizmin nacional për koordinim që bën kontrollin e zbatimit. Këtë vjeshtë po përgatisim raportin e parë nga zbatimi i strategjisë dhe Planit të Veprimit”, theksoi zëvendës ministry Husejn.
Përveç zëvendës ministrit të punës dhe politikës sociale, fjalë rasti mbajti edhe Ambasadori i Republikës së Polonisë në Shkup, Sh.T. Z. Vojçek Tiçinski
Mënyrat për të mbështetur kompanitë të ndërmarrjeve sociale, apo mjetet financiare u prezantuan nga Barbara Sadovska, udhëheqëse e ekipit dhe ekspertja Tereza Zagrodska nga projekti ,,Mbështetje për ndërmarrjet sociale“.
Përfaqësuesit nga ndërmarrjet sociale „Izbor“, „Ednakvost“, „Mama organa“ dhe „In Vivo“ me prezantimet e tyre elaboruan nga afër konceptin për kompanitë, duke ofruar mënyra se si ato të bëhen pjesë, qoftë si investitorë, qoftë si klientë tek këto ndërmarrje sociale.
Pjesë e diskutimit në panel mbi praktikat e mira ishin Dushan Tomshiq nga MPPS, Pol Bushots –Manus, Belgjikë, Viktor Mirçevski nga Konekti, Besir Dernjani, përfaqësues i Fondacionit Albis dhe Filip Ivanovski nga Pakomaku.
Ndërmarrjet solidare, kompanitë private, bankat dhe përfaqësues të pushtetit lokal diskutuan mbi mënyrat se si kompanitë mund të tregojnë më shumë solidaritet, dhe ndërmarrjet sociale të nxisin frymën biznesore.
Në një ambient të këndshëm me shumë sinqeritet dhe tema relevante u dhanë premtime serioze për të bërë zhvillimin e sipërmarrësisë sociale prioritet, ngaqë është detyrë e shtetit që të zhvillojë ekonominë sociale, përmes të cilës do të bëjë integrimin e kategorive më të ndjeshme duke i bërë ato kontribues aktivë, dhe jo vetëm pranues të ndihmës sociale.