“Mama Organa” është një eko-kompani që kryesisht merret me prodhimin e plehrave artificiale dhe substrateve organike me përdorim të mbetjeve të ushqimit, duke krijuar mundësi pune për grupin e margjinalizuar të nënave të vetme. Kemi filluar punën që në vitin 2017, dhe që atëherë kemi folur mjaft për kompostimin dhe ndikimin pozitiv që ka ky aktivitet! Gjatë 5 viteve të shkuara, kemi mbledhur mbi 200 T mbetje bio të cilat i kemi shndërruar në diçka me vlerë – kompost të cilësisë së lartë, që përdoret si bazë për të gjitha plehrat artificiale, substratet, dhe ushqyesit e dheut, siç janë këto që i shihni në fotografi. Madje kemi substrat të posaçëm për llojet e bimëve siç janë kaktusët dhe shumë lloje të tjera!
Por parashtrohet pyetja, ç’janë mbetjet bio?
Mbetjet bio, që njihen edhe si mbetje të biodegradueshme janë mbetje që përbëhen kryesisht nga materie organike, pra mbetje nga ushqimi. Përveç mbetjeve nga ushqimi, mbetjet bio mund të jenë mbetje të gjelbra nga mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirave të gjelbra, si dhe mbetje letre madje edhe plastika e biodegradueshme. Mbetjet bio vijnë zakonisht nga ambientet shtëpiake dhe përbëhen nga materie organike që mund të gjenerojnë dioksid karboni, ujë, metan, apo molekula të tjera organike.
Nga të ardhurat e shitjes, kemi siguruar 3 vende pune, të caktuara posaçërisht për kategoritë e popullatës me rrezik social. Si biznes i vogël social, synojmë drejt rritjes së vetëdijes mbi ushqimin që hidhet dhe uljes së sasisë së mbetjeve ndotëse bio.
Megjithatë, në qytetin tonë gjenerohen 150.000 T mbetje bio në vjet, që destinacion final kanë Drisllën, nga ku ndosin ajrin duke lëshuar C02, po edhe tokën duke lëshuar substanca helmuese që dëmtojnë jetën e bimëve.
Kompostimi urban është rruga që duhet zgjedhur!
Mund të ulë sasinë e mbetjeve komunale për gjysëm, mund të ulë sasinë e gazrave serrë që lëshohen në atmosferë, por edhe inkurajon zhvillimin e parqeve urbane dhe komuniteteve fqinje. Këtë synon Mama Organa që të arrijë gjatë viteve të ardhshme, bashkë me udhëheqësinë lokale dhe palët e tjera relevante. Presim me padurim fillimin e ndryshimeve duke hapur lokacionin e parë për kompostim në Shkup deri në prill të vitit 2022. Shpresojmë që kjo do të inkurajojë autoritetet lokale të na bashkangjiten për të krijuar rrjet të qëndrueshëm për komopostim të mbetjeve bio.