Si na lindi ideja për të krijuar një ndërmarrje sociale?
HOPI Modular filloi si projekt i HOPS – Healthy Options Project Skopje, një organizatë qytetare që punon mbi 20 vjet me punëtorët e seksit dhe përdoruesit e drogave dhe familjet e tyre. Është organizata e parë në Maqedoni që përfshin qytetarë nga këto komunitete të margjinalizuara. Ideja që ka ky projekt është të sigurojë vende pune, të motivojë angazhim më të madh tek përdoruesit e drogave duke krijuar mundësi për integrim të sërishëm në shoqëri.
Ç’është HOPI Modular dhe cilat janë produktet e tij?
HOPI Modular, pra, është ndërmarrje sociale që prodhon elemente enterieri nga materiale të ripërdorura apo material të cilësisë së lartë që mund të përdoren edhe shumë herë në të ardhmen.
Elementet tona e dekorojnë hapësirën dhe ofrojnë ambient të këndshëm pune dhe atmosferë relaksuese. Kolltuqet nga kartoni i ripërdorur transportohen lehtë, janë shumë të rehatshëm, minimalist, bashkëkohorë dhe me çmim të volitshëm. Llampat dhe llambadarët që ofrojmë ne janë punim dore nga gratë e komunitetit tonë.
Si mund të aktivizojmë personat që në të kaluarën kanë qenë të varur nga droga?
Përmes HOPI Modular-it, HOPS ka për qëllim të aktivizojë personat nga komuniteti që kontribojnë në krijim të politikave dhe strategjive pozitive për rehabilitim dhe integrim të suksesshëm duke ofruar vende pune inkluzive. Që nga fillimet e saj, kjo kompani ka përfshirë persona nga komuniteti që janë përfitues nga HOPS.
Për nevojat e kompanisë, këta persona bëjnë elementet për produktet finale – angazhohen në procesin e prodhimit apo mund të marrin njohuri që më tutje do të kontribojnë për të qenë konkurrentë në tregun e punës, duke ofruar njëkohësisht vende punë brenda ndërmarrjes sociale.
Si reciklojmë dhe ripërdorim mbetjet e letrës për të krijuar produkte të qëndrueshme?
Çdo element i prodhuar ka pasur apo do të ketë mundësi për tu përdorur sërish dhe për të tejkaluar pritshmërinë e vlerës që ka. Krijojmë elemente pune që kontribojnë në pastrimin e ajrit brenda dhomës dhe ofrojnë dekor të gjelbër relaksues, gjë që na sjell më afër natyrës përmes bimëve të gjalla.
Përdorimi i sërishëm i materialeve siç janë mbetjet e kartonit dhe letrës, nga të cilat është edhe përbërja e disa produkteve, në mënyrë simbolike asociojnë ose ngjasojnë me ripërdorimin e aftësive të personave të këtij komuniteti që mund t’i kenë pasur por thjesht i kanë harruar për shkak se kanë qenë të margjinalizuar. Me këtë simbolizëm, ndërmarrja jonë motivon dhe nxit rikualifikimin, përmirësimin, dhe rritjen e aftësive dhe njohurive për konkurrencë më të madhe profesionale të përdoruesve të drogave në tregun e punës, integrimin e tyre në shoqëri dhe krijimin e mundësive të reja për punë.
Sa i rëndësishëm është punësimi i personave nga komunitetet e margjinalizuara?
Kjo ndërmarrje ka të punësuar persona nga komunitetet e margjinalizuara, gjë që lehtëson procesin e reintegrimit, duke ofruar kështu zgjidhje të qëndrueshme për mbështetje afatgjatë dhe shërbime pa pagesë, që ka rëndësi të madhe për përdoruesit e HOPS.