Qëllimi kryesor i projektit
Mbështetja dhe sigurimi i punësimit të qëndrueshëm dhe mundësive afariste për grupet e cënueshme dhe të margjinalizuara.
Qëllimi i projektit
Të vendosen struktura për mbështetje të ndërmarrjevee sociale që do të sigurojnë një sërë shërbimesh siç është transferi i njohurive dhe mbështetja e drejtpërdrejtë për ndërtim kapacitetesh, arsimimi formal dhe joformal dhe trajnimi, edukimi biznesor dhe organizimi i ngjarjeve, ndarja e hapësirave të zyrës apo pajisjeve.
Forcimi i kapaciteteve të strukturave mbështetëse në mënyrë që të mund të analizohet dhe të ndiqet tregu i ndërmarrjeve sociale, të identifikohen nevojat, të nxitet zhvillimin dhe promovimi i shërbimeve të reja, si dhe të lehtësohet përshtatja e politikave dhe kornizës ligjore në mënyrë që të krijohet mjedis i përshtatshëm për zhvillim të bizneseve sociale.